Sa mund të jetohet me 1 mijë funte në shtetet e ndryshme? - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

19/10/2021 16:49

Sa mund të jetohet me 1 mijë funte në shtetet e ndryshme?

Lajme

Gazeta Express

19/10/2021 16:49

Sipas disa statistikave me 1 mijë funte në Zvicër mund të jetohet 27 ditë, ndërkohë me këtë shumë parash në Serbi mund ta shtyesh 84 ditë.

Mirëpo, për ta përfituar shumën e lartëpërmendur më së paku kohë është e nevojshme në Litenshtajn, ku 1 mijë funte mund të realizohen për 4 ditë, në Serbi duhen 49 ditë për të realizuar këtë shumë, tregon një hulumtim i portalit britanik për financa, money.co.uk, përcjell Buletini Ekonomik.

Lexo Edhe:

Në studim janë analizuar shpenzimet ditore të jetës dhe të ardhurat mesatare në vende gjithandej nëpër botë, për të parë ku 1 mijë funte zgjasin më së shumti për tu harxhuar dhe ku më së paku.

Me këtë rast është shfrytëzuar indeksi i shpenzimeve të jetës i cili përfshin disa faktorë, siç janë ndarjet për artikujt të konsumit ditor, komunalitë dhe transportet.

Sipas rezultateve të hulumtimit Kolumbia është në vendin e parë ndër shtetet ku 1 mijë funte do të zgjatnin më së shumti për tu hargjuar, përkatësisht 109 ditë, pason Turqia me 103 ditë. I treti është Kahzastani me 100 ditë, derisa Serbia është e 9-ta ku kjo shumë do të zgjaste 84 ditë.

Nga vendet në rajon në Mal të Zi me 1 mijë funte mund të jetohet 80 ditë. Në Rumani 86 ditë, në Bullgari 82 ditë dhe në Hungari 74 ditë.

Ndërsa siç u tha më lartë në Zvicër me shumën e përmendur nuk mund ta përbyllin asnjë muaj, pasiqë me 1 mijë funte do të mund të kaloheshin 27 ditë.

Në Zvicër sipas llogarisë së portalit britanik shpenzimet ditore janë 37.96 funte, diçka më mirë do të kalonin qytetarët e Litenshtajnit dhe Norvegjisë, të cilët me 1 mijë funte do të mund të shtynin 33 ditë.

Kur është fjala se në cilat vende nevojitet më pak ditë për ta realziuar këtë shumë parash, Litenshtajni është lider me afatin me të shkurtër, vetëm prej 4 ditësh. Ndërsa pasojnë Zvicra, Novergjia, Luksemburgu dhe Islanada me 5 ditë të punës.

Nga shtetet me të cilat duhet të punohet më së gjati për të realizuar 1 mijë funte serish në krye të listës është Kolumbia me 62 ditë punë, pastaj Bjellorusia me 57, Serbia me 49, Mali i Zi me 46 dhe vendin e pestë është Meksiko me 43 ditë pune.