Sa kushton një kafe në Aeroportin e Cyrihut? Çmimet variojnë nga 2.50 deri në 12.80 CHF për një filxhan.
Kafeja në Aeroportin e Cyrihut është mes 2.50 deri në 12.80 CHF për një filxhan, varësisht nga vendi ku jeni ulur, transmeton albinfo.ch.
Sipas një krahasimi të bërë së fundmi, çmimet për një kafe variojnë nga vetëm 2.50 CHF në zinxhirë si McDonald’s dhe KFC, deri në 12.80 CHF në Sprüngli, nëse zgjidhni versionin luksoz me Cointreau dhe krem shtesë, transmeton albinfo.ch.
Në zonën tregtare Foodland, çmimet standarde luhaten mes 3.50 dhe 5.50 CHF në vende si Brezelkönig, Coop to go, Roots, dhe Züri Kafi. Në Starbucks, një kafe e thjeshtë fillon nga 5.50 CHF, por për një porcion të madh me shtesa mund të paguani deri në 9.70 CHF.
Caffè Spettacolo, Edelweiss Café, dhe Bye Bye Bar ofrojnë çmime rreth 4.60 – 5.50 CHF. Ndërsa më të përballshmet gjenden pranë kioskut në dalje të autobusëve (3.20 CHF) ose në makinat shitëse Selecta (3 CHF) te kompanitë e qirasë së makinave.
Sipas shoqatës Cafetiersuisse, çmimet e kafesë pritet të rriten edhe më shumë për shkak të kostove në rritje të punës dhe lëndëve të para.
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...