Sa ka afat KQZ për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve? - Gazeta Express
string(57) "sa-ka-afat-kqz-per-te-certifikuar-rezultatet-e-zgjedhjeve"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2025 7:15

Sa ka afat KQZ për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve?

Lajme

Gazeta Express

20/02/2025 7:15

Kanë kaluar plot 11 ditë që nga datës e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.

E numërimi i votave për kandidatë ende është duke u zhvilluar ku tashmë veç se dihen disa nga emrat që do të bëhen deputet.

Ish kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu tregon sa a afat kohor kur KQZ duhet  të përfundoj gjithë këtë proces .

“Procesi ankimor pason kush është i pakënaqur mund të bëjë ankesë në KQZ, në PZAP, në Gjykatën Supreme. Pasi të përfundoj shqyrtimi i të gjitha ankesave atëherë procesi rrumbullakohet, shpallen rezultate përfundimtare pra nuk ka ndonjë termin të caktuar dhe bëhet certifikimi i atyre rezultateve”, ka deklaruar ai.

Mirëpo Vullnet Bugaqku nga Instituti demokratike i Kosovës presin që brenda 25 ditëve që nga data e zgjedhjeve të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

“Unë pres që në një afat optimal sikurse në zgjedhjet e vitit 2021 të jemi diku 20 apo 25 ditë kohë që nëse nuk ka ankesa nëse kandidatë dhe partitë poltike nuk i kontestojnë rezultatet ose kandidatë e caktuar të shprehin paknaqësinë lidur me numrin e votave që kanë marrë”, tha ai,

Mirëpo  në zgjedhjet e mbajtura më herët kishte rast kur certifikimi i rezultateve kishte marrë kohë afër dy muajve.

“Bazuar në praktikat e kalume ka pasur raste kur në zgjedhjet e vitit 2019, KQZ i kanë marrë kohë dikun 52 ditë certifikimi i rezultateve zgjedhore për faktin se ka pasur procedua të ankimimit dhe rinumumërimit të disa kutive të votimit për shkak të parregullsive që janë hasur në disa qendra të votimit”.

Nisja e procesit të numërimit është vonuar për shkaqe të disa problemeve teknike me ueb faqen e KQZ-së, problemet për të cila Prokuroria edhe ka nisur hetimet.