Napoli ka marrë një goditje të rëndë, pasi mbrojtësi Amir Rrahmani u detyrua të lërë fushën e lojës gjatë ndeshjes kundër Atalantas për shkak të një lëndimi.
Gjatë pjesës së dytë të takimit, Rrahmani mori një goditje dhe u detyrua të bënte një zëvendësim të detyrueshëm, me trajnerin Antonio Conte që vendosi të fuste në fushë Juan Jesus.
Statusi i lëndimit të Rrahmanit do të vlerësohet gjatë orëve në vijim, megjithatë ende nuk ka një vlerësim të qartë për kohëzgjatjen e mungesës së tij, shkruan Gazeta Express.
Ky lëndim vjen në një moment të ndjeshëm për Napolin, që po përpiqet të mbajë ritmin e lartë në kampionat.
Napoli do të shpresojë që lëndimi të mos jetë serioz dhe të rikuperohet shpejt, pasi mbrojtësi kosovar ka qenë një element kyç për skuadrën këtë sezon. /GazetaExpress/