Sa i madh që është Federer, urimi emocionues për Nadalin pasi e barazoi me Grand Slam - Gazeta Express
string(84) "sa-i-madh-qe-eshte-federer-urimi-emocionues-per-nadalin-pasi-e-barazoi-me-grand-slam"

Sa i madh që është Federer, urimi emocionues për Nadalin pasi e barazoi me Grand Slam

Gazeta Express

11/10/2020 23:55

Rivali dhe shokë, kështu kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë Rafael Nadal dhe Roger Federer, që për shumë vite, kokë më kokë, ashtu si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në futboll, ata kanë luftuar në sportin e tenisit.

Të dielën mbrëma, teniseri spanjoll, Rafael Nadal, ka triumfuar në Roland Garros, duke e mundur 3-0 Novak Djokovicin (6-0, 6-2 dhe 7-5 në dy orë e 45 minuta), për ta fituar Grand Slamin e 20 në karrierë.

Lexo Edhe:

Ai e ka barazuar Roger Federerin për më së shumti tituj Grand Slam, që të dy me nga 20 dhe natyrisht, nuk kishte se si të mungonte urimi nga rivali dhe shoku më i mirë.

Gjithmonë kam pasur shumë respekt për shokun tim Rafa si person dhe kampion. Si rivalin tim më të mirë për shumë vite, besoj se e kemi shtyrë njëri tjetrin të bëhemi më të mirë. Është nder për mua që ta uroj atë për Grand Slamin e 20. Është e mrekullueshme që ka triumfuar në Roland Garros 13 herë, një arritje e madhe në këtë sport. Gjithashtu e uroj edhe ekipin e tij, sepse askush s’mund ta arrijë këtë i vetëm. Shpresoj që numri 20 është vetëm një hap në rrugëtimin tonë. Urime Rafa, e ke merituar”, shkroi Federer në rrjetet sociale. /Gazeta Express/