Real Madridi e ka mbyllur një marrëveshje kyçe për të ardhmen e tij: Trent Alexander-Arnold do të jetë lojtar i klubit madrilen.
Mbrojtësi anglez, kontrata e të cilit përfundon më 30 qershor me Liverpoolin, do të arrijë pa paguar asnjë kosto, duke u bërë si një nga transferimet më të mëdha të verës.
Megjithatë, nëse klubi nga Madridi e dëshiron atë nga fillimi i Kupës së Botës për Klube, do të duhet të paguajë një shumë afro 2 milionë euro.
Klubi i Liverpoolit e ka bërë të qartë se nuk do ta pengojë anglezin të largohet më herët seç është e paraparë, mirëpo nuk do të jetë falas.
Liverpooli ka kërkuar një kompenzim prej afro 2 milionë euro nga Real Madridi, për ta liruar lojtarin para përfundimit të kontratës së tij.
FIFA, në anën tjetër, do të lejojë regjistrimin e lojtarëve në një periudhë të veçantë të transferime, prej 1 qershorit deri më 10 qershor, një dritare transferimesh e mundshme vetëm për klubet që do të marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube, e cila do të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë mënyrë, nëse menaxhmenti sportiv i Real Madridin e aprovon këtë lëvizje, Carlo Ancelotti – ose ndonjë trajner tjetër – do të mundet të llogarisë në shërbimet e një nga mbrojtësve më të mirë të botës, qysh nga nisja e kompeticionit.