Sa herë në javë duhet të bëjmë dashuri - Gazeta Express

Fun

Gazeta Express

27/08/2021 14:35

Sa herë në javë duhet të bëjmë dashuri

Fun

Gazeta Express

27/08/2021 14:35

E vërteta është se në seks nuk ka rregulla dhe natyrisht nuk duhet të ketë.

Megjithatë, studiuesit sigurohen të na informojnë për rezultatet e tyre.

Lexo Edhe:

Një sondazh i ri  me pjesëmarrjen  e 7,000 vullnetarëve  ka zbuluar numrin ideal për të bërë seks në bazë javore.

Sondazhi u krye nga një faqe e njohur takimesh (Elitepartner.de) dhe kur u pyetën sa shpesh duhet të bëjnë seks për të mbajtur marrëdhënien e fortë, shumica e njerëzve u përgjigjën, dy herë në javë.

Pjesa dërrmuese e të anketuarve ranë dakord se dy herë në javë janë mjaftueshëm,  që një çift të mbetet i lumtur dhe i dashuruar.

“Të bësh dashuri dy herë në javë është mirë për të gjithë, është numri ideal,” shkruhet në faqen e rrjeteve sociale, duke shtuar se ekspertët e seksit thonë:”Kur të dy në çift janë të kënaqur me pak a shumë seks, gjithçka është e mrekullueshme.”

Sigurisht, siç thamë në fillim të artikullit, nuk ka rregulla në seks dhe nëse ju dhe partneri juaj dëshironi të bëni pak a shumë dashuri, atëherë kjo është ajo që duhet të ndiqni.

Sidoqoftë, ne duhet t’ju paralajmërojmë se seksi me të vërtetë e afron çiftin dhe ndihmon për t’i mbajtur të dy aktiv në lidhjen e tyre.