string(59) "sa-femije-i-ka-cristiano-ronaldo-dhe-kush-jane-nenat-e-tyre"

Futboll

Gazeta Express

20/04/2022 12:19

Sa fëmijë i ka Cristiano Ronaldo dhe kush janë nënat e tyre?

Futboll

Gazeta Express

20/04/2022 12:19

Jeta private e Cristiano Ronaldos dhe e fëmijëve të tij e ka një histori në vete.

Ylli portugez i shfaq kohë pas kohëve fëmijët e tij të dashur, me të cilët ia kalon për mrekulli.

Por, disa detaje të rëndësishme, 37 vjeçari ka vendosur t’i mbajë sekret.

Por, sa fëmijë i ka futbollisti i Manchester Unitedit?

Që nga e hëna, Ronaldo është bërë me pesë fëmijë, pasi familjes iu shtua edhe një vajzë, shkruan “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, lindja nuk shkoi si duhet pasi ai dhe partnerja Georgina Rodriguez po prisnin binjakë.

Fatkeqësisht, djali i porsalindur nuk e pati mundësinë të jetojë, duke i lënë zemërthyer përgjithmonë Ronaldon dhe Georginan.

Fëmijët tjerë të portugezit janë: Cristiano Jr, Eva, Mateo e Alana, derisa për vajzën e porsalindur nuk ka ende informata se si do të quhet.

Cristiano Jr. është më i madhi prej tyre.

Ai është 12 vjeç dhe tashmë është pjesë e ekipit të të rinjve të Manchester United, ku po shkëlqen dhe po shënon gola, duke festuar në stilin e babait të tij.

Fëmija i parë i Ronaldos është lindur më 4 korrik 2010 në shtetin e Kalifornisë përmes një shtatzënie surrogate (nëna surrogate është ajo nënë e cila mbetet shtatzënë dhe rrit një foshnjë në mitrën e saj për një person tjetër).

Identiteti i nënës është konfidencial pasi ylli portugez ishte marrë vesh me të që të mbante gjithçka të fshehtë dhe në besim, përveç që në kujdestarinë e saj të mbetet Cristiano Jr.

Pas lindjes së djalit të parë, më 2017 Ronaldo u bë prapë baba përmes procesit të njëjtë artificial dhe këtë radhë erdhën në jetë binjakët Eva dhe Mateo.

Identiteti i nënës nuk është zbuluar dhe edhe ata janë lënë në përkujdesje të ish-futbollistit të Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit.

Gjatë të njëjtit vit dhe derisa ishte në lidhje me Georgina Rodriguez për më shumë se një vit, Cristiano Ronaldo e kishte zyrtarizuar lajmin se e dashura e tij ishte shtatzënë, shkruan “Gazeta Express”.

Në nëntor të po atij viti (2017), ishte lindur vajza e tyre Alana, të cilën e kishte prezantuar CR7 përmes një “selfie” së bashku me nënën e saj, Georgina dhe engjëllushen e vogël.

Ronaldo e ka thënë gjithmonë se i do shumë fëmijët dhe për momentin i ka pesë.

Por, nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq… /Gazeta Express/