Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka sqaruar sesi do të kryhet riatdhesimi i shqiptarëve drejt vendit, duke nisur nga e shtuna.
Në lidhje me emisionin Opinion, Balluku u shpreh se fillimisht procedurat do të bëhen për ata shqiptarë që jetojnë në Itali. Më tutje Ministrja theksoi se ditën e enjte në faqen e Air Albania, do të hapet e drejta për të rezervuar bileta të avionit dhe një vend në një sërë strukturash hoteliere në Durrës, të përzgjedhura nga qeveria për karantinimin.
Balluku sqaroi se të gjithë qytetarët që kthehen do të duhet të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë, konkretisht në njërin prej disa hoteleve atje, të cilat mund t’i gjeni në faqen Air Albania, duke filluar nga dita e enjte. Madje Balluku u shpreh se çmimi mesatar për qëndrimin në këto hotele do të jetë rreth 25 mijë lekë të vjetra, ku përfshihet ushqimi dhe qëndrimi në hotel.
Më tutje Balluku sqaroi se biletat do të jenë me një çmim të arsyeshëm.
Në lidhje me shqiptarët që duan të rikthehen por nuk ndodhen në Evropë, Ministrja Balluku sqaroi se ata mund të vijnë në Evropë dhe më tutje të rikthehen në Shqipëri njëlloj si qytetarët e tjerë, përmes Air Albania e më pas në një hotel ku do të qëndrojnë në karantinë për dy javë.
“Kemi përcaktuar desitnacionet e para, Romë dhe Milani. Varet nga vijnë kërkesat. Gjermania dhe Franca janë dy pikat e tjera. Operacioni i riatdhesimit nuk ka afat skadence. Të shtunën fillojnë riatdhesimet fillimisht nga Roma dhe pastaj tek të tjerat. Hoteli mesatarisht do të kushtojë 25 mijë lekë të vjetra. Përfshihet ushqimi dhe qëndrimi. Bileta kushton minimumin e mundshëm,”-tha Balluku.