Sa do të shkojnë temperaturat në fundjavë? - Gazeta Express
string(41) "sa-do-te-shkojne-temperaturat-ne-fundjave"

Shqiperi

Gazeta Express

27/06/2025 20:00

Sa do të shkojnë temperaturat në fundjavë?

Shqiperi

Gazeta Express

27/06/2025 20:00

Kjo fundjavë pritet të jetë përvëluese në Shqipëri, me temperatura që do të arrijnë mbi vlerat normale.

Meteorologu Hakil Osmani bën me dije se masat ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta do të vijojnë do të vijojnë edhe përgjatë kësaj fundjave, ndërsa më të fokusuara do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit.

E shtuna dhe e diela do të regjistrojnë temperatura deri në 37 gradë Celcius, 7 gradë mbi vlerat normale sa duhet të regjistrohen në muajin qershor. 

“Parashikohet që të ketë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin shqiptar duke bërë që të vijojmë të kemi dominim e intervaleve të gjata me diell, të cilat më të dukshme do të jenë deri në orët e mesditës, kryesisht këto do të jenë të fokusuar në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët, ndërsa në zonat malore gjatë orëve të pasditës do të kenë kalime të lehta të vranësirave, por nuk do të jenë problematike.

Do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit, duke bërë që minimumet në qytet e zonës malore të jenë 16 gradë Celsius, ndërsa sa i përket ultësirës perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit do të luhaten nga 18 gradë deri në shumë pranë vlerave 23 gradë Celsius, këto në vijën bregdetare. Sa i përket orëve të pasdites gjatë fundjavës kemi një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territori të jenë deri në 36 apo 37 gradë Celsius. Edhe pse kemi këtë rënie të lehtë të temperaturave të ajrit, duhet të theksojmë që janë temperatura, të cilat regjistrohen të paktën mbi 7 gradë mbi vlerat normale sa duhet të regjistrohen në muajin qershor,” tha Hakil Osmani.