Sa do të mungojë Neymari pas lëndimit të frikshëm - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

29/11/2021 9:37

Sa do të mungojë Neymari pas lëndimit të frikshëm

Futboll

Gazeta Express

29/11/2021 9:37

Neymari mund ta ketë pësuar një tjetër lëndim të rëndë dhe ka mundësi që viti 2021 ka mbaruar para kohe për të.

Sulmuesi brazilian u bart me barelë jashtë fushës në fitoren e PSG-së 3:1 në udhëtim ndaj Saint-Etienne, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

29-vjeçari e ndrydhi nyjën e këmbës së majtë dhe pasi ra në fushë u duk se kishte dhimbje të tmerrshme.

Bashkëlojtarët e tij dhe ekipi mjekësor i PSG-së u dukën tejet të shqetësuar më gjendjen e tij dhe e bartën jashtë fushës në barelë.

PSG-ja njoftoi se ai do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore nesër për ta mësuar shkallën e dëmtimit në nyje.

Sa mund të mungojë Neymari?

Neymari ka pësuar lëndim të ngjashëm të nyjës dy herë gjatë karrierës në Paris nga viti 2019, herën e parë ai mungoi dy muaj, ndërsa herën e dytë vetëm katër javë.

Në bazë të lëndimeve të natyrës së njëjtë në të kaluarën, pritet që Neymari të mungojë pesë javë apo më shumë, varësisht nga shkalla e dëmtimit të nyjës.

Në një reagim në rrjetet sociale pas ndeshjes, Neymari shkroi: “Fatkeqësisht, këto telashe janë pjesë e jetës së një atleti”.

“Tani duhet ta ngre kokën lart dhe të eci përpara. Do të rikthehem më i mirë dhe më i fuqishëm”, shtoi ai. /Gazeta Express/