Gazetari Fabrizio Romano konfirmon se Milani dhe Bournemouth kanë nënshkruar dokumentet për transferimin përfundimtar të Alex Jimenez te klubi anglez për 19 milionë euro, një shumë që do të ndahet mes gjigantëve të Serie A dhe Real Madridit.
Mbrojtësi spanjoll ka kompletuar kështu kalimin përfundimtar nga Milani te Bournemouth.
20-vjeçari iu bashkua skuadrës së Premierligë në formë huazimi verën e kaluar, ndërsa Romano konfirmoi se “të gjitha dokumentet janë nënshkruar” për ta bërë marrëveshjen të përhershme.
Sipas tij, blerja përfundimtare e Jimenez do t’i kushtojë Bournemouth 19 milionë euro, të cilat do të ndahen mes Milanit dhe Real Madridit. Milani do të përfitojë gjithashtu bonuse që tejkalojnë 3 milionë euro.
Jimenez është produkt i akademisë së Real Madridit, ndërsa klubi spanjoll kishte një klauzolë 50% të fitimit nga shitja e ardhshme.
Këtë sezon, ai ka regjistruar një gol dhe një asist në 24 paraqitje në të gjitha garat.
Në një intervistë të fundit për “Mundo Deportivo”, lojtari zbuloi se vendosi të largohej nga Milani verën e kaluar sepse kishte frikë se nuk do të merrte minuta të mjaftueshme loje./GazetaExpress/