Ryshfet efektivëve të rrugores, 4 në pranga në Tiranë - Gazeta Express
string(52) "ryshfet-efektiveve-te-rrugores-4-ne-pranga-ne-tirane"

Ryshfet efektivëve të rrugores, 4 në pranga në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

22/04/2024 20:35

Policia Rrugore e Tiranës njoftoi sot se ka arrestuar 4 drejtues mjetesh, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore.

Policia Rrugore e Tiranës bëri të ditur se ka shkuar në 48 numri i të arrestuarve për këtë vepër penale. “Shkon në 48 numri i personave të arrestuar për korrupsion. Gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar në shkelje nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, shtetasit M. K., 55 vjeç, M. S., 35 vjeç, P. D., 43 vjeç, dhe R. S., 55 vjeç. Këta shtetas, me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar shuma parash”, njofton Policia e Tiranës.

Lexo Edhe:

“Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112”, përfundon njoftimi i Policisë Rrugore.