Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka ndarë detaje për planin e ndërtimit të sheshit në qendër të qytetit me vlerë prej 5 milionë euro.
Ai deklaron se ky investim do të transformojë qytetin.
“Më 12 tetor do të festojmë së bashku fitoren tonë madhështore. Ndërsa më 13 tetor do të vazhdojmë me punën tonë të palodhshme.
Një nga projektet e para dhe kryesore që do të realizojmë është ndërtimi i sheshit “Edmond Hoxha” në qendër të Junikut me vlerë të investimit rreth 5 milion euro. Projektin e detajuar e kemi të gatshëm dhe tanimë kemi siguruar edhe mjetet e nevojshme financiare për të realizuar këtë projekt. Urime të gjithëve. Vazhdojmë +4”, ka shkruar Shehu krahas videos.
Video KËTU: