Rutte vlerëson kontributin e Zvicrës në misionin e NATO-s në Kosovë - Gazeta Express
string(67) "rutte-vlereson-kontributin-e-zvicres-ne-misionin-e-nato-s-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

02/12/2025 6:59

Rutte vlerëson kontributin e Zvicrës në misionin e NATO-s në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

02/12/2025 6:59

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në Bruksel ka takuar Këshilltarin Federal Martin Pfister nga Departamenti Federal për Mbrojtjen, Mbrojtjen e Popullsisë dhe Sportin (VBS/DDPS).

“Ishte mirë të takoja Këshilltarin Federal Martin Pfister dhe ta falënderoja për kontributin e Zvicrës në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Kosovë. Diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar bashkëpunimin tonë me Zvicrën””, ka shkruar Rutte në X.

Që nga tetori i vitit 1999, Forcat e Armatosura Zvicerane marrin pjesë në misionin ndërkombëtar paqeruajtës të NATO-s, Kosovo Force (KFOR), në Kosovë me Kompaninë Zvicerane dhe kontingjentet Swisscoy. Numri maksimal i personelit të Forcave të Armatosura Zvicerane aktualisht është 215, dhe mandati aktual skadon në fund të vitit 2026.

Advertisement
Advertisement
Advertisement