Rutte udhëton sot drejt Uashingtonit, takohet me Trumpin - Gazeta Express
string(55) "rutte-udheton-sot-drejt-uashingtonit-takohet-me-trumpin"

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 7:02

Rutte udhëton sot drejt Uashingtonit, takohet me Trumpin

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 7:02

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Uashington sot dhe nesër.

Ai do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, sekretarin e Shtetit, Marco Rubio dhe sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Njoftimi i NATO-s nuk zbuloi arsyet e vizitës së Ruttes, por Trump tha së fundmi se ShBA-të do të ishin të gatshme të furnizonin me armë Ukrainën nëpërmjet aleancës dhe se ai do të bënte një “deklaratë të madhe” të hënën.