Rutte: KFOR-i vazhdon të jetë në Kosovë, si NATO dhe si BE jemi shumë të përfshirë në rajon - Gazeta Express
string(89) "rutte-kfor-i-vazhdon-te-jete-ne-kosove-si-nato-dhe-si-be-jemi-shume-te-perfshire-ne-rajon"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 17:28

Rutte: KFOR-i vazhdon të jetë në Kosovë, si NATO dhe si BE jemi shumë të përfshirë në rajon

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 17:28

Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë të mbajtur për media në kuadër të Samitit të NATO-s në Hagë, ka përmendur edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, konkretisht Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën, raporton Gazeta Express.

I pyetur nga një gazetar për mos përmendjen e Ballkanit Perëndimor në deklaratën e Samitit, Rutte ka thënë se NATO vazhdon të jetë e fokusuar në rajon përmes trupave të saj në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

Rutte ka thënë se KFOR-i vazhdon të jetë në Kosovë dhe EUFOR-i në Bosnje e Hercegovinë.

“E kam vizituar rajonin, kam pasur bisedime me liderët në Bosnje dhe Kosovën. Jemi shumë të involvuar si NATO, si BE gjithashtu është shumë e involvuar. Koordinohemi ngushtë me Kaja Kallas dhe Ursula Von Der Leyen”, ka thënë Rutte.

“Ne vazhdojmë të jemi aty, asgjë s’ka ndryshuar”, ka shtuar tutje Sekretari i NATO-s./GazetaExpress/