Rutina e Hagës, gazetari Morina: Rexhep Selimi i lexon deri në 6 libra brenda javës - Gazeta Express
string(81) "rutina-e-hages-gazetari-morina-rexhep-selimi-i-lexon-deri-ne-6-libra-brenda-javes"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 17:20

Rutina e Hagës, gazetari Morina: Rexhep Selimi i lexon deri në 6 libra brenda javës

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 17:20

Gazetari Çlirimtar Morina nga T7, i cili ka ndjekur nga afër seancat në Gjykatën Speciale në Hagë, ka ndarë detaje interesante në emisionin “Kosova Live” për sjelljen e Rexhep Selimit procesit gjyqësor.

Ai ka treguar se gjatë seancave, Selimi shpeshherë merrej me vizatim, ndërkohë që paralelisht përgatiste edhe fjalimet e tij.

“Interesimi im ka qenë pak te Rexhep Selimi, tu pas parasysh që vizatonte gjatë gjithë kohës në seancë dhe në anën tjetër përgatiste fjalimin e tij. E pyeta njëherë një prej familjarëve të tij se a e bën gjithmonë këtë gjë, tu e pas parasysh shpirtin artistik të tij, qoftë në shkrimin e teksteve por edhe në vizatime të ndryshme, tu pas parasysh që ka pas edhe ekspozitë vitin e kaluar dhe më thanë se kështu bën gjithmonë.”

Sipas gazetarit, familjarët e Selimit kanë treguar se aktiviteti i tij nuk është ndalur as brenda në paraburgim.

I njejti poashtu ka pasion dhe lexon shumë libra brenda javës.

“Më thanë që brenda javës i lexon diku 5 deri në 6 libra, dhe i ka dikun deri 300 vizatime të tilla, brenda qendrës së paraburgimit.”- tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement