Holanda nuk është kundër zgjerimit të BE-së dhe vlerëson se Maqedonia e Veriut është afër fillimit të negociatave për anëtarësim, por se Shqipëria ende nuk është e gatshme për fillimin e negociatave, deklaroi kryeministri holandez Mark Rute për “Pobjedën” e Podgoricës”.
“Nuk besojmë se Shqipëria për momentin është e gatshme t’i fillojë negociatat me BE-në. Sa i përket Maqedonisë Veriore ajo është më afër këtij qëllimi”, thotë Rute.
Ai potencon se në takimin e Këshillit Evropian në Bruksel edhe krahas konstatimit të këtillë për gatishmërinë e të dy vendeve, disa vende të Unionit nuk janë dakorduar që procesi të ndahet.
“Për dallim prej tyre, disa vende donin ndarjen dhe për këtë arsye në takimin e fundit të Këshillit të Evropës nuk kishte vendim për çështjen e hapjes së negociatave me këto dy vende”, deklaroi Rute.
I pyetur nëse viti 2025 është afati real për pranimin e ndonjërës prej vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE, kryeministri holandez thotë se përcaktimi i datave të fundit nuk është qëllim vetëvetiu dhe se më me rëndësi është të përmbushen kushtet.
“Nuk kemi asgjë kundër zgjerimit të BE-së, por duhet kujdesemi t’i respektojmë rregullat dhe tërë procesi të jetë më i rreptë dhe më korrekt. Ky është qëndrimi ynë”, deklaroi Mark Rute për “Pobjedën ” e Podgoricës.