Rusia thotë se nuk kishte planifikuar të sulmonte ndonjë objektiv në Poloni - Gazeta Express
string(75) "rusia-thote-se-nuk-kishte-planifikuar-te-sulmonte-ndonje-objektiv-ne-poloni"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 15:33

Rusia thotë se nuk kishte planifikuar të sulmonte ndonjë objektiv në Poloni

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 15:33

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se dronët e saj kanë kryer një sulm të madh ndaj ndërtesave ushtarake në perëndim të Ukrainës, por pretendoi se nuk kishte planifikuar që të godiste ndonjë objektiv në Poloni.

Kjo ministri tha se forcat e saj kanë arritur të shënjestrojnë të gjitha caqet gjatë këtij sulmi, duke theksuar se dronët rusë “që pretendohet se kaluan kufirin me Poloninë” kanë një rreze veprimi jo më shumë se 700 kilometra.

“Gjithsesi, ne jemi të gatshëm të zhvillojmë konsultime me Ministrinë polake të Mbrojtjes për këtë çështje”, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.