Rusia thotë se do të vazhdojë luftën në Ukrainë derisa të arrijë objektivat e saj - Gazeta Express
string(81) "rusia-thote-se-do-te-vazhdoje-luften-ne-ukraine-derisa-te-arrije-objektivat-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 12:34

Rusia thotë se do të vazhdojë luftën në Ukrainë derisa të arrijë objektivat e saj

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 12:34

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë luftën kundër Ukrainës, pasi nuk është në gjendje të arrijë objektivat e saj përmes mjeteve diplomatike.

“Ne jemi të interesuar t’i arrijmë qëllimet tona gjatë operacionit special ushtarak dhe do të ishte e preferueshme ta bënim këtë përmes mjeteve politike dhe diplomatike,” ka thënë Peskov, sipas AFP-së. Por, bëhet e ditur se ai tutje ka shtuar se “derisa një gjë e tillë të mos jetë e mundur, ne do të vazhdojmë operacionin special”.

Ndërkohë, ministria ruse e Mbrojtjes poashtu ka njoftuar se Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer një tjetër grup të të burgosurve të luftës të premten, në bazë të marrëveshjes së arritur gjatë raundit më të fundit të bisedimeve në Stamboll muajin e kaluar.