Rusia shton trupat në Arktik, Finlanda blen 10 miliardë euro avionë luftarakë - Gazeta Express
string(76) "rusia-shton-trupat-ne-arktik-finlanda-blen-10-miliarde-euro-avione-luftarake"

Rusia shton trupat në Arktik, Finlanda blen 10 miliardë euro avionë luftarakë

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 17:44

Finlanda po përgatitet të blejë një numër të madh avionësh të rinj luftarakë pasi ka ndarë sic thotë 10 miliardë euro për të zëvendësuar flotën e saj të vjetruar të avionëve F-18 Hornet.

Vendi nordik njoftoi se kishte marrë ofertat përfundimtare nga prodhuesit me të cilët ka kontaktuar.

Lexo Edhe:

Forcat finlandeze të mbrojtjes njoftuan se do të vlerësonin të dhënat që kanë marrë nga qeveritë e Britanisë, Francës, Suedisë dhe Shteteve të Bashkuara. Pas kësaj qeveria finlandeze e udhëhequr nga kryeministrja Sanna Marin do të zgjedhë fituesin brenda vitit 2021.

Modelet e avionëve luftarakë në diskutim për marrëveshjen janë Boeing F-18 Super Hornet dhe Lockheed Martin F-35A nga Shtetet e Bashkuara, Dassault Rafale nga Franca, Eurofighter Typhoon nga Britania dhe Saab Gripen nga Suedia. Boeing u shpreh se oferta e tij përfshin dhe opsionin që Finlanda të blejë një kombinim të F-18 Super Hornets dhe variantit të tij të luftës elektronike, EA-18G Growler.

Finlanda, anëtare e BE-së nuk është pjesë e NATO-s, por bashkëpunon ngushtë me të, e në një situatë të ngjashme është edhe Suedia fqinjë. Pak ditë më parë, u njoftua se Rusia po grumbullon një fuqi të madhe ushtarake në Arktik. Ekspertët e armëve dhe zyrtarët perëndimore kanë shprehur shqetësim sidomos nga super-arma e saj, siluri Poseidon 2M39, I cili mund të lëvizë në shtratin e detit e të mos diktohet dot.