Rusia shënon mbi 9,400 raste të reja të koronavirusit për 24 orë - Gazeta Express
string(63) "rusia-shenon-mbi-9400-raste-te-reja-te-koronavirusit-per-24-ore"

Gazeta Express

23/05/2020 11:22

Rusia shënon mbi 9,400 raste të reja të koronavirusit për 24 orë

Gazeta Express

23/05/2020 11:22

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi janë shënuar 9,434 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 335,882 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Qendra për Menaxhimin e Krizave gjithashtu njoftoi se gjatë kësaj periudhe janë shënuar 139 viktima, një ditë pasi u shënua rekord prej 150 të vdekurve për 24 orë. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 3,388.

Lexo Edhe:

Sidoqoftë, numri ditor i rasteve të reja ka shënuar rënie të lehtë në Rusi pasi në pjesën e parë të majit vendi regjistronte vazhdimisht mbi 10 mijë të infektuar për 24 orë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar Ministrinë e Shëndetësisë që të përgatitet për një valë të dytë të virusit në tetor dhe nëntor të këtij viti.

Shifrat e reja ndikuan që Rusia ta rimarrë pozitën e dytë në listën e vendeve me më së shumti të infektuar në botë, pasi atë e kishte zënë Brazili për disa orë, kur të premten i raportoi 20,803 raste të reja.