The Guardian:Rusia rekruton të rinjtë ukrainas për sulme me bomba, SBU zbulon skemën e frikshme - Gazeta Express
string(81) "rusia-rekruton-te-rinjte-ukrainas-per-sulme-me-bomba-sbu-zbulon-skemen-e-frikshme"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 16:09

The Guardian:Rusia rekruton të rinjtë ukrainas për sulme me bomba, SBU zbulon skemën e frikshme

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 16:09

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka ngritur alarmin për një fushatë të fshehtë sabotimi nga ana e inteligjencës ruse, e cila rekruton të rinj ukrainas – shpesh pa dijeninë e tyre – për të kryer sulme me eksploziv brenda vendit.

Sipas SBU-së, The Guardian raporton se që nga fillimi i vitit 2024 janë ndaluar mbi 700 persona për veprime sabotimi, zjarrvënie apo terrorizëm, përfshirë edhe adoleshentë, me më të riun vetëm 11 vjeç.

Raportohet se një nga rastet më të rënda ishte ai i Oleh, një 19-vjeçar nga Ukraina lindore, të cilit i ishin ofruar 1,000 dollarë për të kryer një “aksion me bojë” në një stacion policie. Por në vend të bojës, çanta që ai kishte marrë përmbante një bombë artizanale me mekanizëm shpërthyes në distancë.

Më pas, thuhet se Oleh duke pasur dyshime, kishte hapur çantën pranë godinës, duke vënë re pajisjen dhe kishte njoftuar menjëherë një oficer policie. Në atë moment, forcat speciale të SBU-së kishin arrestuar Oleh bashkë më mikun e tij. Ata veçse kishin qenë në vëzhgim që kur kishin marrë paisjen, ndërsa sipas autoriteve bomba ishte programuar të shpërthente sapo çanta të hapej, duke e kthyer 19-vjeçarin pavetëdije në një “bomber”.

Sipas The Guardian, SBU beson se inteligjenca ruse është duke rekrutuar të rinjtë, përmes platformave si Telegram, duke u ofruar para, e më pas përdor kërcënime apo shantazh për t’i detyruar të kryejnë akte gjithnjë e më të rrezikshme.

Bëhet e ditur se për të parandaluar raste të ngjashme, SBU ka nisur fushata ndërgjegjësimi në shkolla dhe ka krijuar një chatbot ku të rinjtë mund të raportojnë tentativa rekrutimi.