string(75) "rusia-refuzon-ftesen-e-erdoganit-per-takim-trepalesh-ne-stamboll-e-pamundur"

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 15:16

Rusia refuzon ftesën e Erdoganit për takim trepalësh në Stamboll: E pamundur

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 15:16

Pas propozimit të liderit turk Recep Tayyip Erdogan për një takim në Stamboll, të liderëve të Ukrainës, Rusisë e SHBA-së, Moska ka thënë se “nuk është shumë e mundur” të ndodhë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar për gazetarët se një takim i tillë është “i pamundur të ndodhë në një të ardhme të afërt,” duke shtuar se një samit i tillë mund të zhvillohet vetëm nëse negociatorët rusë dhe ukrainas arrijnë më parë një “marrëveshje”.

Komentet e Kremlinit vijnë pas deklaratës së djeshme nga Shtëpia e Bardhë, e cila bëri të ditur se Trump është “i hapur” ndaj ftesës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për të marrë pjesë në takimin trepalësh për paqen në Stamboll.

Kujtojmë se, muajin e kaluar, Zelensky kishte sfiduar publikisht Putinin që të takohej ballë për ballë në Stamboll, pasi presidenti rus kishte refuzuar një kërkesë nga Ukraina dhe aleatët evropianë për një armëpushim 30-ditor. Megjithatë, Putin nuk u paraqit – në vend të tij, delegacioni rus u udhëhoq nga ndihmësi presidencial Vladimir Medinsky, i cili gjithashtu mori pjesë në raundin e fundit të bisedimeve në emër të Moskës.

Ndërkohë, përpjekja e Erdoganit për të ndërmjetësuar një takim të tillë duket se do të përballet me pengesa të mëdha diplomatike dhe politike, për sa kohë që negociatat midis Moskës dhe Kievit mbeten në një ngërç të thellë.

aaaaa