Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar nga Skocia se ai dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë qenë afër arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim në Ukrainë pesë herë, por se veprimet e fundit të Rusisë po minojnë çdo përpjekje.
“Kam folur shumë me presidentin Putin, jemi marrë vesh,” ka thënë Trump sipas BBC-së, duke shtuar se: “Putin del dhe nis të lëshojë raketa mbi qytete si Kievi, duke vrarë shumë njerëz, ndoshta edhe në ndonjë shtëpi pleqsh – trupa të shtrira rrugëve.”
Trump ka ripërsëritur se është “shumë i zhgënjyer nga Putini” dhe paralajmëroi se mund të shkurtojë afatin 50-ditor që i ka dhënë presidentit rus për të rënë dakord për një armëpushim.
“Do ta shkurtoj atë afat, sepse mendoj se tashmë e di se çfarë do të ndodhë,” ka thënë Trump para gazetarëve.