Rusia po rekruton adoleshentë për të punuar në prodhimin masiv të dronëve luftarakë të llojit Shahed, të cilët përdoren për të sulmuar qytetet ukrainase. Në një fabrikë gjigante në qytetin Jelabuga të Tatarstanit, me kapacitetin më të madh në botë për këtë lloj prodhimi, dhjetëra të rinj punojnë çdo ditë në montimin e dronëve “Geran-2” – kopja ruse e dronit iranian Shahed-136, raporton Index.hr
Pamje të publikuara nga televizioni shtetëror rus “Zvezda” tregojnë nxënës të moshës rreth 15-vjeçare duke punuar në linjat e prodhimit në ambientet e ndriçuara mirë të fabrikës. “Kudo që të shikosh, janë të rinj”, thuhet në narracionin e videos.
Këta dronë janë bërë pjesë qendrore e strategjisë së Vladimir Putinit për sulme ajrore të pandërprera ndaj Ukrainës, me qëllim shterimin e mbrojtjes ajrore dhe frikësimin e popullatës civile.
Russia has revealed the scale of its Shahed production—entire factory halls in Alabuga are dedicated to mass-producing Shahed/Geran-2 clones. This comes on the same day a German general warned that Russia aims to launch up to 2,000 drones at Ukraine simultaneously. pic.twitter.com/BC2SeW64Ye
— NOELREPORTS 🇪🇺 🇺🇦 (@NOELreports) July 20, 2025