Rusia paralajmëron regjistrimin e vaksinës së dytë kundër koronavirusit në tetor - Gazeta Express
string(80) "rusia-paralajmeron-regjistrimin-e-vaksines-se-dyte-kunder-koronavirusit-ne-tetor"

Rusia paralajmëron regjistrimin e vaksinës së dytë kundër koronavirusit në tetor

Gazeta Express

22/09/2020 12:43

Rusia pritet ta regjistrojë vaksinën e dytë kundër koronavirusit në mesin e tetorit, sipas agjencisë së lajmeve Tass.

Për regjistrimin e kësaj vaksine dhe kohën e këtij veprimi, agjencia Tass e citoi institutin rus për sigurinë e konsumatorëve, të njohur si Rospotrebnadzor.

Lexo Edhe:

Vaksina është zhvilluar nga Instituti Vektor i Siberisë dhe raportohet se vaksina i ka kompletuar testimet e hershme në njerëz javën e kaluar, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Në muajin gusht, Rusia e regjistroi vaksinën e parë kundër koronavirusit, e cila u zhvillua nga Instituti Gamaleya i Moskës, ndonëse testimi i saj i fazës së fundit ene është duke vazhduar.

Procesi testues i fazës që është në zhvillim e sipër i ka përfshirë së paku 40,000 persona.

Ekspertët shëndetësorë nga vende të ndryshme kanë shprehur dyshime për efikasitetin e kësaj vaksine për shkak të mungesës së provave shkencore për efektin e saj dhe mungesës së transparencës së Rusisë gjatë procesit të testimit.