Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës, me numrin më të lartë të dronëve dhe raketave të lëshuara brenda një nate të vetme deri më tani.
Të paktën 12 persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulme të gjera, thanë zyrtarët. Sulmi erdhi një ditë pasi kryeqyteti ukrainas Kiev pësoi një nga sulmet më të rënda të luftës.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se “brutaliteti nuk mund të ndalet” pa “presion të fortë mbi udhëheqjen ruse”. Rusia ka injoruar thirrjet për armëpushim.
Ai vazhdoi të thoshte se “heshtja e Amerikës” dhe e të tjerëve “vetëm e inkurajon Putinin”, një përpjekje e dukshme për të ushtruar presion mbi Presidentin e SHBA-së Donald Trump, i cili ka thënë se udhëheqësi rus është i interesuar në përfundimin e luftës, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.