Rusia ndalon telefonat iPhone për disa zyrtarë - Gazeta Express
string(46) "rusia-ndalon-telefonat-iphone-per-disa-zyrtare"

AutoTech

Gazeta Express

23/03/2023 22:57

Rusia ndalon telefonat iPhone për disa zyrtarë

AutoTech

Gazeta Express

23/03/2023 22:57

Në mars të vitit të kaluar, Apple ndaloi shitjen e iPhone në Rusi, si pasojë e pushtimit të Ukrainës.

Tani, qeveria ruse u ka thënë punonjësve të saj që të largojnë telefonat iPhone deri në prill, duke përmendur rreziqet e hakimit.

Lexo Edhe:

Sergei Kiriyenko, zëvendës shefi i parë i shtabit të Rusisë, mbajti një takim në mars në lidhje me zgjedhjet presidenciale të 2024.

Në këtë takim, zyrtari njoftoi se iPhone po ndaloheshin dhe se të gjithë punonjësit e qeverisë ruse do të duhej të hiqnin qafe iPhone e tyre deri më 1 Prill ose t’ua jepnin fëmijëve.

Pse Rusia dëshiron që iPhone të zhduken?

Kremlini beson se iPhone i Apple paraqet rrezik sigurie dhe janë “më të ndjeshëm ndaj hakimit nga ekspertët perëndimorë në krahasim me telefonat inteligjentë të tjerë”.

Autoritetet ruse u thanë zyrtarëve se në vend të iPhone-ve, ata mund të përdorin pajisje me Android, çdo sistem operativ kinez ose Aurora OS të Rusisë.

Disa punonjës që kanë përdorur iPhone mund të marrin pajisje falas nga qeveria. /Shqip.com