Rusia tha të dielën se forcat e saj kishin marrë kontrollin e plotë të një qyteti në lindje të Ukrainës, ndërsa forcat e Moskës përparojnë drejt qytetit strategjik të Pokrovskut dhe synojnë të depërtojnë në vijat mbrojtëse të Ukrainës.
Forcat ruse, të cilat kontrollojnë rreth një të pestën e territorit të Ukrainës që nga pushtimi në shkurt të vitit 2022, po përparojnë në lindje të vendit në një përpjekje për të marrë kontrollin e plotë të Donbasit, rajon që është përafërsisht gjysma e madhësisë së shtetit amerikan të Ohajos, ka raportuar Reuters, transmeton Gazeta Express
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se forcat e saj kishin marrë qytetin Novohrodivka, i cili ndodhet 12 km nga Pokrovsku, një qendër e rëndësishme hekurudhore dhe rrugore për forcat ukrainase në atë zonë.
Qyteti kishte një popullsi prej 14,000 banorësh para luftës. Yuri Podolyaka, një bloger ushtarak pro-rus me origjinë ukrainase, publikoi harta që tregonin se forcat ruse po sulmonin përtej Novohrodivkës në të paktën dy vende, më pak se 7 km larg nga Pokrovsku.