Rusia mbështet Vuçiqin mes trazirave në Beograd, paralajmëron Perëndimin: Mos nxisni revolucione ngjyrash - Gazeta Express
string(103) "rusia-mbeshtet-vuciqin-mes-trazirave-ne-beograd-paralajmeron-perendimin-mos-nxisni-revolucione-ngjyrash"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 12:38

Rusia mbështet Vuçiqin mes trazirave në Beograd, paralajmëron Perëndimin: Mos nxisni revolucione ngjyrash

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 12:38

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar të hënën vendet perëndimore që të mos ndërhyjnë në zhvillimet e brendshme të Serbisë, duke i akuzuar ato për përpjekje për të nxitur një “revolucion të ngjyrave”, ndërsa tensionet politike në Beograd po përshkallëzohen.

“Shpresojmë që vendet perëndimore, të cilat shpesh shfrytëzojnë çështjet e brendshme të vendeve të tjera për interesat e tyre, kësaj here do të përmbahen nga revolucione të ngjyrave,” citohet të ketë thënë Lavrov nga agjencia shtetërore ruse TASS, transmeton Express.

Bëhet e ditur se ai tutje ka shtuar se Moska është duke ndjekur me vëmendje situatën dhe mbështet “qetësimin e trazirave në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e këtij shteti mik,” duke iu referuar deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Kujtojmë se protestat në Serbi kanë arritur përmasa të mëdha, me rreth 140,000 demonstrues që u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe përfundimin e sundimit 12-vjeçar të Vuçiçit. Policia serbe, e cila pretendon se turma ishte rreth 36,000 vetë, përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për të shpërndarë protestuesit, disa prej të cilëve hodhën fishekzjarrë dhe shishe ndaj forcave të rendit.

Ndërsa, sipas autoriteteve serbe, janë plagosur 48 oficerë policie, 22 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe 77 protestues janë arrestuar.