Rusia mban manovra “pushtimi të Ukrainës” me 40 luftanije e 30 avionë në Detin e Zi - Gazeta Express
string(81) "rusia-mban-manovra-pushtimi-te-ukraines-me-40-luftanije-e-30-avione-ne-detin-e-zi"

Lajme

Gazeta Express

19/10/2021 16:17

Rusia mban manovra “pushtimi të Ukrainës” me 40 luftanije e 30 avionë në Detin e Zi

Lajme

Gazeta Express

19/10/2021 16:17

Rusia ka mbajtur sot manovra masive pushtimi në gadishullin e Krimesë me më shumë se 40 luftanije e 30 avionë gjuajtës, në një shfaqje të tmerrshme force pranë Ukrainës.

Në pamjet e publikuara nga Moska shiheshin lëshime raketore, praktikë bombardimi dhe zbarkime bregdetare të simuluara, të publikuara nga rrjeti televiziv i ministrisë së mbrojtjes Zvezda.

Lexo Edhe:

Fushata është e fundit e një serie stëvitjesh gjigante të porosituara nga qeveria e Putin.

Një zëdhënës i ushtrisë ruse tha se “luftimet e simuluara” përfshijnë grupe të simuluara armike që hyjnë në Krime për të kryer sulme terroriste, ose për të destabilizuar situatën në rajone të tjera të jugut të Federatës.

“Trupat bregdetre të Flotës së Detit të Zi kryen ushtrime praktike anti-sabotazhi dhe luftuan grupe detare sulmi”, thuhej në deklratën e ushtrisë.

Mes uftanijeve që merrnin pjesë në manovra ishte mjeti amfib zbarkues ‘Moskva’ që shoqërohej nga “mbrojtja” e helikopterëve sulmues Kamov Ka-52.

Burimet e ministrisë së mbrojtjes thanë: “Militantët u bllokuan nga forcat e njësive të motorizuara me mbështetjen e njësive ajrore”, raporton Top Channel.

Raportimet flisnin për rreth 8,000 ushtarë të përfshirë dhe rreth 500 automjete ushtarake.

Në aksion u dislokuan dronët ushtarakë Forpost e Orlan-10.

Shfaqja masive e forcës përfshinte trupa ruse me bazë në Abkazi, Armeni e Osetia e Jugut, flotën e Detit Kaspik dhe atë të Detit të Zi.

Krimea  është aneksuar nga Ukraina prej Rusisë në vitin 2014.