Rusia kërcënon përsëri Ukrainën: Lufta do të ishte fillimi i fundit tuaj - Gazeta Express
string(71) "rusia-kercenon-perseri-ukrainen-lufta-do-te-ishte-fillimi-i-fundit-tuaj"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 15:25

Rusia kërcënon përsëri Ukrainën: Lufta do të ishte fillimi i fundit tuaj

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 15:25

Një zyrtar i lartë i Kremlinit të enjten foli me ton kërcënues ndaj Ukrainës, vetëm disa ditë pasi kryediplomati rus i citoi fjalët e Putinit rreth shkatërrimit të Ukrainës.

Ky zyrtar tha se Rusia do të ishte e detyruar t’i mbrojë qytetarët e vet në lindje të Ukrainës, varësisht nga shkalla e konfliktit ushtarak në atë pjesë, raportoi agjencia e lajmeve TASS.

Lexo Edhe:

Zyrtari i quajtur Dmitry Kozak tha se fillimi i veprimeve të gjera ushtarake në Ukrainën lindore do ta shënonte fillimin e fundit të Ukrainës, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Kjo deklaratë është e ngjashme me fjalët e ministrit rus për Punë të Jashtme, Sergei Lavrov, i cili javën e kaluar tha se çfarëdo përpjekje për një luftë të re në lindje të Ukrainës do të përfundonte me shkatërrimin e këtij shteti.

Moska dhe Kievi kohëve të fundit kanë shkëmbyer akuza me njëra-tjetrën rreth rritjes së tensioneve në konfliktin mes forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve të përkrahur nga Rusia.

Ukraina thotë se separatistët janë duke e shkelur në mënyrë të vazhdueshme armëpushimin e arritur në korrik të vitit të kaluar dhe po e akuzon Rusinë për grumbullimin e forcave ushtarake afër kufirit. Kjo akuzë është mohuar nga Kremlini.