“Rusia ka në dorë Europën”, çfarë ndodh nëse ndërpret furnizimin me gaz - Gazeta Express
string(68) "rusia-ka-ne-dore-europen-cfare-ndodh-nese-nderpret-furnizimin-me-gaz"

Lajme

Gazeta Express

25/01/2022 14:36

Me i fundit

“Rusia ka në dorë Europën”, çfarë ndodh nëse ndërpret furnizimin me gaz

Lajme

Gazeta Express

25/01/2022 14:36

Çdo katër vite, Rrjeti Europian i Operatorëve të Sistemit të Transmetimit të Gazit kryen një vlerësim të skenarëve të  mundshëm të fatkeqësive. Në fund të vitit të kaluar, ata analizuan 20 fatkeqësitë më të mëdha dhe arritën në përfundimin se “Infrastruktura europiane e gazit ofron fleksibilitet të mjaftueshëm për shtetet anëtare të BE-së për të garantuar furnizimin me gaz”.

Po çfarë do të ndodhë nëse Vladimir Putin do të pushtonte Ukrainën, Perëndimi do të sanksiononte Rusinë  dhe Putin do të hakmerrej duke mbyllur të gjitha tubacionet që transportojnë gazin rus në Perëndim?

Lexo Edhe:

Në fakt ka ekzistuar prej kohësh mbyllja e tubacioneve të gazit nga Rusia, që përbën afërsisht një të tretën e gazit në Europë. Por sipas Thane Gustafson, një autor  edhe në kulmin e Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik nuk i mbylli eksportet e gazit, raporton The economist.

Diplomatët europianë dhe amerikanë po përpiqen të sigurojnë rritjen e prodhimit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) që do të dërgohet në Europë nga firmat e mëdha të energjisë në Amerikë dhe Katar, por ky është kryesisht teatër politik.

Michael Stoppard i IHS Markit, një firmë kërkimore, mendon se ka pak kapacitet të lirë prodhimi jashtë Rusisë dhe se “furnizimi i shpejtë”  nuk mund ta ndihmojë shumë Europën, sepse “objektet e saj të eksportit po funksionojnë tashmë me kapacitet të reduktuar. Lajmi i mirë është se sistemi energjetik i Europës është më elastik se sa ishte gjatë krizës së vitit 2009.

Citigroup vlerëson se me normat historike të përdorimit për ato objekte që funksionojnë në 50% të kapacitetit ose më pak, rajoni teorikisht mund të përballojë mjaftueshëm për të zëvendësuar gati dy të tretat e importeve të gazit me tubacionet ruse.

Pra, faktori kufizues nuk është kapaciteti i rigazifikimit, por furnizimi me gazin e lëngshëm. Meqenëse duhet një kohë e gjatë për të zgjeruar kapacitetet e reja të prodhimit dhe eksportit, shpresa më e mirë e Europës do të ishte të posedonte ngarkesat ekzistuese gazit të lëngshëm të destinuara fillimisht për diku tjetër, raporton abcnews.al

Gjatë krizës së fundit të energjisë, një investitor theksoi se kur çmimet europiane u rritën trefish midis tetorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar, “një flotë me gaz të lëngshëm” u dërgua në Europë.  Kjo kompensoi një rënie në importet e gazit rus. Firmat shtetërore kineze të energjisë, duke parë fitimet e shpejta nga çmimet e larta europiane të gazit, po kërkojnë të shesin dhjetëra dërgesa të gazit të lëngshëm.

Massimo Di Odoardo nga Wood Mackenzie, një konsulencë, shton se për shkak se transportimi nga Amerika në Europë është më i shkurtër se në Azi, cisternat LNG mund të transportohen më lehtë. Gjithsesi, ai mendon se LNG shtesë mund të mbushë 15% të mungesës që do të rezultonte në një ndërprerje të plotë të gazit rus.

Dimri i hidhur i vitit të kaluar, së bashku me hezitimin e Gazprom për të mbushur njësitë e magazinimit që kontrollon në Europë, çuan depozitimin e gazit në nivele nën normën pesëvjeçare. Disa analistë besojnë se teprica e gazit mund të mbulojë edhe katër muaj në rast të një ndërprerjeje. Europa ka gjithashtu një armë sekrete, raporton abcnews.al

Di Odoardo tregon për magazinat e tij masive, por pak të diskutuara të “rezervave të gazit”.  Për arsye teknike dhe sigurie, rregullatorët këmbëngulin që njësitë e magazinimit si shpellat e kripës dhe akuiferët  mbajnë një sasi të madhe gazi që nuk lançohet në treg.

Analistët në Wood Mackenzie mendojnë se deri  një e dhjeta e këtyre rezervave mund të përdoret pa probleme. Nëse rregullatorët do të jepnin leje, siç mund të bënin në një krizë të shkaktuar nga lufta, ajo do të arrinte vlerën e një muaji të importeve ruse. Eksportet e gazit rus në Europë aktualisht arrijnë në rreth 230 milion metra kub në ditë (cm/d). Ai llogarit se kapaciteti i tepërt i rigazifikimit mund të arrijë rreth 50 milion cm/d.

Rritja e thëngjillit dhe energjisë bërthamore, për shembull duke rindezur termocentralet e saposhfrytëzuara ose duke rritur faktorët e ngarkesës në ato të pashfrytëzuara, mund të shtojë ekuivalentin me 40 milion cm/d të tjera.

Me pak fjalë, Europa do të vuajë pasojat nëse Rusia ndërpret gazin. “Tregjet e burimeve të energjisë së kontinentit sapo kanë kaluar një goditje në fillim të dimrit. JPMorgan Chase parashikon se, edhe pa ndërprerjen e gazit rus, Europa do të shpenzojë rreth 1 trilion dollarë për energji këtë vit, nga 500 miliardë dollarë në 2019.

Nëse rajoni detyrohet të konsumojë rezervat e tij të gazit për t’i mbijetuar një ndërprerjeje të gazit rus, atëherë do t’i duhej të shpenzonte edhe më shumë gjatë verës për të mbushur rezervat e saj  dhe për të shmangur një krizë energjetike dimrin e ardhshëm.

Kjo është një perspektivë e pakëndshme. Por Rusia do të paguante një çmim më të madh për një afat më të gjatë. Një burim i industrisë vë në dukje se Gazprom ka të ngjarë të përballet me pasoja “masive” komerciale, duke filluar nga gjobat që paguhen për klientët deri tek bllokimi i shumave që depozitohen në Rusi për pagesat e kontratave.

Gazprom do ta kishte të vështirë të siguronte ndonjë kontratë afatgjatë në Europë pas rënies së besueshmërisë. Dhe gazsjellësi Nord Stream 2, me siguri nuk do të ishte zgjidhja.  Siç argumenton Victor, një përdorim i tillë i armëve energjetike ndoshta do ta detyronte Europën të përpiqej shumë më shumë për të reduktuar varësinë e saj nga eksportet e gazit rus.