Rusia i kundërpërgjigjet ShBA-së, do t’i dëbojë 10 diplomatë amerikanë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

16/04/2021 18:03

Rusia i kundërpërgjigjet ShBA-së, do t’i dëbojë 10 diplomatë amerikanë

Lajme

Gazeta Express

16/04/2021 18:03

Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov tha të premten se Moska do të urdhërojë 10 diplomatë amerikanë që ta lëshojnë Rusinë në kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të SHBA-së, shkruan Associated Press, transmeton Gazeta Express.

Lavrov tha poashtu se Moska do të shtojë tetë zyrtarë amerikanë në listën e saj të sanksioneve dhe do të ndalojë aktivitetet e organizatave joqeveritare amerikane nga ndërhyrja në politikën e Rusisë.

Ai shtoi se ndërsa Rusia ka mundësi të marrë “masa të dhimbshme” kundër biznesit amerikan në Rusi, por nuk do ta bëjë menjëherë këtë.

Kjo lëvizje pason pas një sërë sanksionesh të reja ndaj Rusisë të lajmëruara këtë javë nga administrata e Biden.

Ndërsa ShBA-ja zotëron fuqinë për të gjymtuar ekonominë ruse, Moska nuk ka leva për t’u përgjigjur në të njëjtën mënyrë, megjithëse potencialisht mund të dëmtojë interesat amerikane në botë në shumë mënyra të tjera.