Rusia hedh poshtë mundësinë për bisedime për paqe - Gazeta Express
string(49) "rusia-hedh-poshte-mundesine-per-bisedime-per-paqe"

Rusia hedh poshtë mundësinë për bisedime për paqe

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 11:32

Kremlini i është përgjigjur deklaratëve të SHBA-së, duke thënë se nevojitet paqe afatgjatë dhe drejtësi, por nuk ka “nuk ka asnjë shans” për bisedime për momentin.

Ditën e djeshme, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken paralajmëroi se Rusia mund të jetë duke kërkuar një mënyrë për t’u tërhequr nga Ukraina pa negociuar një marrëveshje të qëndrueshme paqeje.

Lexo Edhe:

Ai tha se Moska mund të rigrupohet dhe të sulmojë edhe një herë Ukrainën. Javën e kaluar, presidenti amerikan Joe Biden tha se do të ishte i hapur për bisedime me Vladimir Putin nëse udhëheqësi rus ishte i interesuar për t’i dhënë fund luftës.

Por u duk se bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë nuk do të ndodhin së shpejti, pasi të dyja palët nuk dukeshin të gatshme të tërhiqeshin nga kërkesat e tyre. /Abc news