Rusia “fut në lojë” tanket robotë në Ukrainë - Gazeta Express
string(42) "rusia-fut-ne-loje-tanket-robote-ne-ukraine"

Gazeta Express

02/02/2023 23:38

Rusia “fut në lojë” tanket robotë në Ukrainë

Gazeta Express

02/02/2023 23:38

Rusia ka vendosur të hedhë në fushën e betejës tanket robotë, pas mjeteve të blinduara Leopard 2 që Ukraina do të marrë nga Gjermania dhe shumë vende të tjera të Perëndimit.

Sipas specialistëve, tanket Marker janë pak më të vegjël se tanket normalë dhe kanë të integruar mitralozë 7.6 mm dhe raketa antitakë. Ata mund të mbajnë dhe kontrollojnë dronë, por nuk është e qartë se sa efektivë janë në fushëbetejë.

Lexo Edhe:

“Tanket e rinj Marker do të mbërrijnë shumë shpejt në jug të Ukrainës”, u shpreh aleati i Putin dhe ish kreu i Agjencisë Hapësinore të Rusisë, Dmitry Rogozin.

Aktualisht këto tanke janë përdorur për të ruajtur portin hapësinor rus në Vostochny, i cili ndodhet në pjesën më lindore të vendit.