“Rusia e vogël” në mes të Ballkanit. Si e zbuloi neutralitetin serb pushtimi i Ukrainës nga Rusia - Gazeta Express
string(94) "rusia-e-vogel-ne-mes-te-ballkanit-si-e-zbuloi-neutralitetin-serb-pushtimi-i-ukraines-nga-rusia"

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

12/05/2022 16:32

“Rusia e vogël” në mes të Ballkanit. Si e zbuloi neutralitetin serb pushtimi i Ukrainës nga Rusia

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

12/05/2022 16:32

Përderisa Serbia vazhdon fluturimet në Rusi, të blejë armë ruse dhe kineze, mohon gjenocidin e tyre në Ballkan, ndërhyn në shtetet fqinje, dhe shtyp të drejtat njerëzore brenda kufijve të vet, vendet perëndimore duhet të zbatojnë sanksione të duhura, të ndalojnë negociatat e anëtarësimit të Serbisë në BE dhe të zbatojë presion diplomatik dhe kuptimplotë aty ku është e nevojshme

Nga: Dardan Gjonbalaj & Bergite Musaj

Në fillim të prillit, qytetarët serbë dolën në zgjedhje nacionale dhe në masë dërmuese votuan Aleksandar Vuçiq, për president të Serbisë.

Nën udhëheqjen e Vuçiqit, dhe e ngecur në mes perëndimit dhe lindjes, Serbia mban politikë neutrale shtetërore mes këtyre dy poleve të kundërta politike, duke arritur kështu statusin kandidat për Bashkimin Evropian (BE) e në anën tjetër duke ruajtur lidhjes së ngushtë me Rusinë e Putinit. I ashtuquajturi neutralitet i Serbisë është një mospërputhje. Ne fakt, është një strategji politike e krijuar për të rritur investimet nga perëndimi dhe për të ruajtur besueshmërinë ndaj vendeve demokratike dhe në anën tjetër për të përkëdhelur anëtarët radikalë nacionalistë të ndikuar nga Kisha Ortodokse serbe. Këta të fundit kanë përgjegjësinë e madhe për spastrimin etnik dhe gjenocidin serb gjatë viteve 90-ta në ish Jugosllavi.
Serbia dhe Vuçiqi ne veçanti, e kanë luajtur këtë lojë për një kohë të gjatë. Refuzimi i Serbisë për t’i vënë sanksionet Rusisë nxjerr në pah karakterin e zbrazët dhe neutralitetit e tyre të vetëshpallur. Njëkohësisht, Rusia po siguron një revizionizëm historik të shekullit 21 që po frymëzon Vuçiqin dhe regjimin e tij të ndërmarrë politika të reja serbe, duke sakrifikuar stabilitetin rajonal. Pavarësisht politikës së neutralitetit, veprimet e Serbisë janë më të ngjashme me ato të një shteti përfaqësues rus, si Bjellorusia, sesa ato të një vendi kandidat për BE. Prandaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe BE-ja duhet të diskutojnë zbatimin e sanksioneve edhe ndaj Serbisë.

ALEANCA MODERNE RUSO-SERBE

Edhe pse aleanca ruso-serbe ka qenë gjithmonë e fortë, mbështetja e Serbisë nga Rusia në lidhje me çështjen e Kosovës plotësisht ka shndërruar Serbinë në një shtet “vegël” të Kremlimit, të ngjashëm me Bjellorusinë. Në fakt, gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, Duma Ruse (asambleja Ruse), votoi në favor të bashkimit të Jugosllavisë me Rusinë dhe Bjellorusinë. Edhe pse ky bashkim nuk ndodhi kurrë, ky propozim ishte i rëndësishëm dhe shërben si shembull i qartë se si Serbia ka qenë gjithmonë më e lidhur me rrënjët e saja sllavo-ortodokse dhe ruse, sesa me pjesën tjetër dërrmuese të Evropës. Në rastin kur NATO ndërhyri ushtarakisht për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik të shqiptarëve nga Serbia, Rusia ishte e palëkundur në qëndrimin e saj në favorin e Serbisë. Madje, presidenti i atëhershëm Rus, Boris Yeltsin kërcënonte NATO-n me luftë botërore për shkak të çështjes së Kosovës. Në të njëjtën kohë, duke furnizuar Serbinë me armë, Rusia shkeli embargon e vënë nga OKB-ja. Për këtë arsye, ishte bombardimi i NATO-s që jo vetëm i afroj Rusinë dhe Serbinë me afër, por, sipas presidentit Vladimir Putin, ishte një pikë kthese ne marrëdhëniet e Rusisë me vendet perëndimore. Për të arsyetuar dhe mbështetur pushtimin e Ukrainës, Putin-i tani përmend “precedentin e Kosovës”. Në vitin 2008, dy ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Rusia bënte aluzion se do të njohë pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë së jugut. Rusia është aq këmbëngulëse në mbështetjen e saj ndaj Serbisë ne lidhje me çështjen e Kosovës, saqë u larguan nga një takim virtual të Këshillit të Sigurimit të OKB-së vetëm sepse ministri i punëve të jashtme i Kosovës kishte flamurin e Kosovës ne sfond. E gjithë kjo mbështetje ndaj Serbisë nuk i shkoi dëm Rusisë. Deri më sot, Serbia mbetet i vetmi vend në Evropë që nuk miratoi sanksione ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë për rolet e tyre përkatëse në krimet e luftës dhe pushimin e në Ukrainës. Serbia jo vetëm që ka refuzuar t’i bashkohet pjesës tjetër të Evropës në aplikimin e sanksioneve, por Vuçiq i ka quajtur deklarimet e perëndimit për krimet e luftës Ruse “të turpshme dhe marrëzi”. Nuk ka asnjë dyshim ose neutralitet se pse Serbia nuk po i bashkohet pjesës tjetër të Evropës: Serbia është duke përdorur mbështetjen e Rusisë në vitet 1990 si arsyetim për të mos aplikuar sanksione sot kundër Rusisë. Duke filluar nga presidenti e deri tek ekipet sportive, shoqëria Serbe e ka bërë të ditur se në cilën anë qëndrojnë. Serbia vazhdon të veprojë si një shtet përfaqësues rus dhe duke blerë armë ruse, ka shkelur vazhdimisht sanksionet e SHBA të vendosura ndaj Rusisë si rezultat i aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Për më tepër në 2021, në kundërshtim me rezolutën e OKB-së, Serbia iu bashkua Rusisë dhe Kinës duke furnizuar Mianmar me armë. Kur Rusia pushtoi Ukrainën, më 24 Shkurt, 2022, Serbët dolën në rrugë për të protestuar, jo në mbështetje të Ukrainës, por në mbështetje të Rusisë dhe Putinit.

NEUTRALITETI I RREMË I SERBISË

Tani kur Evropa po përballet me barbarizëm dhe mizori që nuk është parë që nga shpërbërja e Jugosllavisë – kur Vuçiqi ishte Ministër i Informacionit për diktatorin Serb Sllobodan Millosheviq – neutraliteti shërben vetëm për të ndihmuar Rusinë. Duke mos kontribuar në vendosjen e sanksioneve, i ashtuquajturi neutralitet Serb zbehë fuqinë e sanksioneve. Në fakt, linja ajrore shtetërore e Serbisë është në përdorim nga Rusët për të anashkaluar sanksionet e vendosura kundër saj. Në fillim të luftës ne Ukraine, kjo linjë ajroje dyfishoi fluturimet midis Beogradit dhe Moskës dhe më pas u kthye në nivelet e mëparshme vetëm pas presionit të shteteve perëndimore. “Neutraliteti” i Serbisë me sa duket nënkupton që Serbia mund t’i afrohet Rusisë sa më shumë që të jetë e mundur derisa të ketë presion për tu tërhequr. Regjimi i Vuçiqit po merr sugjerime anti-liberale nga shteti i tij kontrollues, Rusia, dhe si rezultat Serbia ka zbritur në Indeksin e Demokracisë së Freedom House. Retorika konfrontuese Serbe dhe ndërhyrja e tyre në çështjet e vendeve fqinje ngjason shumë me Rusinë aq sa Serbia ka kopjuar nga doktrina “Bota Ruse” dhe tani përdor termin “Bota Serbe”. Përderisa Rusia aktualisht po krijon përralla të hollësishme për të mohuar masakrat në Bucha, qeveria e Vuçiqit ka publikuar së fundmi një seri të tërë filmash dezinformues duke u munduar ta ndryshojë historinë gjenocidiale që rëndon me Serbinë si shkaktare e krimeve të shumta në ish Jugosllavi. Ashtu siç Putini po përdor interpretime të çuditshme historike për të justifikuar pushtimin e tij në Ukrainë, aq i rrezikshëm është edhe revizionizmi historik që po ndodh sot në Serbi. Ky vend ende nuk ka marrë përgjegjësi për krimet e saj në të kaluarën dhe vazhdon të mbrojë trashëgiminë e kriminelëve të luftës si Dragan Vasiljkovic, ish zëvendëskryeministrin Vojislav Sesilj dhe Ratko Mlladiç. Edhe Vuciqi vetë ka qenë i zënë shumë duke punuar zellshëm për të restauruar imazhin e ish-shefit të tij Millosheviçit. Në një veprim tjetër që prapë ngjason me Rusinë, përmes Kishes Ortodokse Serbia ka tentuar të fitoi influencë politike në Mal te Zi. Mali i Zi është jo rastësisht i njëjti vend ku Rusia në vitin 2016 tentoi grusht-shtet për të sjellë në krye të ekzekutivit malazez një qeveri pro-serbe. Nuk është rastësi që kur gjërat u tensionuan tek kufiri Kosovë-Serbi ne vjeshtën e vitit 2021, ambasadori Rus u pa në skenë duke inspektuar njësitë ushtarake serbe. Së fundi, disa raporte aktuale shfaqin qeverinë serbe duke përjashtuar pakicat etnike nga listat votuesve. Të gjitha këto nuk janë veprime të një shteti neutral dhe pa dyshim nuk janë shembuj që reflektojnë vlera liberale. Duke ushtruar kontroll maksimal në media dhe duke përhapur aq shumë dizinformata saqë është e vështirë për të hasur mendime të kundërta, Vuciqi ka kopjuar strategjinë e Putinit. Këto vepra janë drejtpërdrejt shkaktare se pse Serbia po i kthehet tendencave të vjetra joliberale që thjesht nuk janë në përputhje me Evropën e shekullit të 21-të.

DUHET KËRKUAR LLOGARI NGA SERBIA
Në këto momente të rëndësishme të historisë kur vetë themelet dhe parimet e rendit botëror liberal janë në rrezik, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë duhet ta bëjnë të qartë se neutraliteti nuk është më alternativë. Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet të bashkohen dhe të qëndrojnë bashkë siç bënë pas sulmeve të 11 shtatorit. Në të njëjtën kohë, për shkak të dështimin e saj të vazhdueshëm për t’iu dal në mbështetje vlerave perëndimore dhe Evropiane, Serbia duhet të përballet me sanksione ekonomike dhe duhet t’i hiqet statusi i saj kandidat për BE. Gjersa Serbia ende pretendon që është një vend neutral, rezultati përfundimtar i politikës së tyre është vazhdimisht i dobishëm për një aktor: Rusinë. Në këto ditë kur e gjithë Evropa është bashkuar kundër sulmeve Ruse dhe kur shtetet neutrale si Finlanda dhe Zvicra i bashkohen ish-Bllokut Lindor dhe anëtarëve themelues të NATO-s kundër Rusisë, Serbia frikacake qëndron e vetme duke u fshehur pas neutralitetit të saj jo bindës dhe duke u larguar nga përgjegjësitë e saj si shtet Evropian. Edhe kësaj radhe, Serbia ka zgjedhur anën e agresionit, vlerave joliberale dhe shpërfilljes së jetës njerëzore. Shtetet e Bashkuara dhe BE tani duhet të vendosin në mes të sanksioneve ndaj Serbisë që vazhdon duke mundësuar agresionin rus ose lejimit të Serbisë që të vazhdoj duke përbuzur gjithçka që perëndimi ka ndërtuar. Sanksionet kundër Serbisë duhet të zbatohen në një mënyrë që presioni ndaj shtetit të jetë maksimal dhe ndëshkimi i publikut të gjerë të jetë minimal. Duke pasur parasysh se një sondazh i ri tregon se shumica e qytetarëve serbë janë kundër anëtarësimit në BE, një pikënisje e mirë për një paketë sanksionesh do të ishte pezullimi i statusit të kandidatit të Serbisë dhe rivendosja e kërkesave për viza për qytetarët serbë. Ky vendim do t’i dërgonte mesazh të qëlluar qeverisë pa dëmtuar shumicën e qytetarëve që nuk dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së. Megjithatë, objektivat kryesore të sanksioneve ndaj Serbisë, duhet të jenë individë dhe zyrtarë qeveritarë për rolet e tyre në krimet e luftës dhe që u janë shmangur drejtësisë deri tash. Si rezultat i kësaj dhe për shkak të dështimit të Serbisë në sundimin e ligjit, fondet si Projekti i USAID-it për Sundimin e Ligjit duhet të ndalohen plotësisht. Kur një shtet rival dhe si i tillë që ishte Serbia para 23 vitesh, zbulon qëllimet dhe bindjet e tyre të vërteta, do të ishte e duhur që të t’i vëmë veshin paralajmërimeve të tyre dhe të mësojmë nga e kaluara. Teksa imazhet e krimeve te Moskës ne Irpin dhe Bucha dalin në dritë, ngjashmëritë e krimeve të luftës Ruse dhe asaj Serbe janë shokuese. Duke sfiduar normat liberale, Serbia po krijon një precedent të rrezikshëm. Veprimet e Vuçiqit dhe Serbisë mund të shtyjnë tek lindja e liderëve të tjerë joliberalë ose kandidatë euroskeptikë në të ardhmen e afërt. Derisa Serbia të ketë bërë ndryshim në pozitën e saj dhe të ndërmarrë veprime që janë në përputhje me pjesën tjetër të Evropës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të ristrukturojnë marrëdhëniet e tyre në mënyrë reciproke që të pasqyrojnë më mirë natyrën e politikave serbe. Përderisa Serbia vazhdon fluturimet në Rusi, të blejë armë ruse dhe kineze, mohon gjenocidin e tyre në Ballkan, ndërhyn në shtetet fqinje, dhe shtyp të drejtat njerëzore brenda kufijve të vet, vendet perëndimore duhet të zbatojnë sanksione të duhura, të ndalojnë negociatat e anëtarësimit të Serbisë në BE dhe të zbatojë presion diplomatik dhe kuptimplotë aty ku është e nevojshme.

Kjo analizë u publikua së pari në gjuhën angleze tek Inkstick Media.

Dardan Gjonbalaj është konsulent politik dhe ka diplomuar ne nivelin master nga Shkolla e Diplomacisë tek Seton Hall University.

Bergite Musaj është kandidate për Master i shkencave në Shërbim të Jashtëm dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare tek Georgetown University me përqendrim në Politikën Globale dhe Siguri.