Rusia e miraton testimin në njerëz të pilulës së Pfizer-it - Gazeta Express
string(58) "rusia-e-miraton-testimin-ne-njerez-te-pilules-se-pfizer-it"

Shneta

Gazeta Express

16/11/2021 11:16

Rusia e miraton testimin në njerëz të pilulës së Pfizer-it

Shneta

Gazeta Express

16/11/2021 11:16

Rusia ia ka dhënë miratimin kompanisë amerikane, Pfizer, që ta testojë në njerëz pilulën eksperimentale të saj për trajtimin e Covid-19.

Testimi ka filluar në 90 persona me kushte shtëpiake te ata që kanë Covid-19 me simptoma. Procesi është nisur më 12 nëntor dhe do të vazhdojë deri në marsin e vitit të ardhshëm, tha një regjistër shtetëror i ilaçeve.

Lexo Edhe:

Kompania amerikane, Pfizer, më herët këtë muaj ka thënë se pilula e saj e ka zvogëluar për 89 për qind rrezikun nga vdekja ose hospitalizimi te të rriturit e rrezikuar nga Covid-i i ashpër. Pilulës i është vënë emri “Paxlovid”, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Kompania “Pfizer” ka thënë se planifikon që t’i dorëzojë në Administratën e Ushqimit dhe Ilaçeve të ShBA-së rezultatet e përkohshme të testimit për pilulën e saj, që jepet bashkë me një pilulë tjetër më të vjetër antivirale, të quajtur Ritonavir. Dorëzimi i rezultateve planifikohet të bëhet si pjesë e kërkesës për miratimin e përdorimit emergjent, të paraqitur në tetor.

Kompania gjithashtu ka thënë se tash për tash pret që të prodhojë mbi 180.000 pako të pilulave deri në fund të vitit 2021 dhe së paku 50 milionë pako deri në fund të vitit të ardhshëm.