Rusia e gatshme për një marrëveshje të re për Detin e Zi nëse SHBA e urdhëron Zelenskyin ta respektojë atë, thotë Lavrov - Gazeta Express
string(119) "rusia-e-gatshme-per-nje-marreveshje-te-re-per-detin-e-zi-nese-shba-e-urdheron-zelenskyin-ta-respektoje-ate-thote-lavrov"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2025 14:50

Rusia e gatshme për një marrëveshje të re për Detin e Zi nëse SHBA e urdhëron Zelenskyin ta respektojë atë, thotë Lavrov

Lajme

Gazeta Express

25/03/2025 14:50

Reuters ka raportuar se ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov pretendoi se vendi ishte i gatshëm të arrinte një marrëveshje të re për sigurinë e transportit detar në Detin e Zi – një hap i mundshëm drejt një armëpushimi me Ukrainën – por vetëm nëse Shtetet e Bashkuara urdhërojnë presidentin Volodymyr Zelenskyy ta respektojë atë.

Secila palë kritikoi tjetrën për kolapsimin në vitin 2023 të një marrëveshjeje të mëparshme që synonte të garantonte sigurinë e transportit tregtar në Detin e Zi pasi Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në shkurt 2022.

“Ne do të kemi nevojë për garanci të qarta. Dhe duke pasë parasysh përvojën e trishtuar të marrëveshjeve vetëm me Kievin, garancitë mund të jenë vetëm rezultat i një urdhri nga Uashingtoni për Zelenskyyn dhe ekipin e tij për të bërë një gjë dhe jo tjetrën”, tha Lavrov në komentet televizive.

Reuters vuri në dukje se komentet e Lavrov treguan se Rusia do të kërkojë një shtim të mëtejshëm të presionit të SHBA-së mbi Zelenskyy përpara se të binte dakord për një armëpushim detar, për të cilin Uashingtoni thotë se do të ishte një hap i rëndësishëm drejt një armëpushimi më gjithëpërfshirës./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement