Rusia dhe Koreja e Veriut ia mbrojnë shpinën Vuçiqit, por as ato nuk do ta shpëtojnë: Këto janë pasojat për Serbinë nëse rezoluta kalon sot - Gazeta Express
string(137) "rusia-dhe-koreja-e-veriut-ia-mbrojne-shpinen-vuciqit-por-as-ato-nuk-do-ta-shpetojne-keto-jane-pasojat-per-serbine-nese-rezoluta-kalon-sot"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2024 13:18

Rusia dhe Koreja e Veriut ia mbrojnë shpinën Vuçiqit, por as ato nuk do ta shpëtojnë: Këto janë pasojat për Serbinë nëse rezoluta kalon sot

Lajme

Gazeta Express

23/05/2024 13:18

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nga ora 16:00 do të nis seancën e shqyrtimit për miratim të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.

Autorë të rezolutës janë Bosnja dhe Hercegovina, Ruanda e Gjermania, shkruan Jutarnji List

Lexo Edhe:

Çfarë thotë rezoluta?

Projekt-rezoluta përfundimtare që do t’i paraqitet sot Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka shtatë pika. Drafti bën thirrje për dënimin e mohimit të gjenocidit në Srebrenicë dhe glorifikimin e atyre që janë përgjegjës për vrasjen e rreth 8,000 civilëve boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Rezoluta gjithashtu bën thirrje që 11 korriku të shpallet si Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Si do të votohet rezoluta?

Rezolutat në Asamblenë e OKB-së zakonisht miratohen në dy mënyra – me votim ose me konsensus. Deri më tani rreth 80 për qind e vendimeve janë marrë me konsensus dhe në këtë rast merret parasysh mendimi i të gjitha vendeve. Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë do të vendoset me votim, në mënyrë që secila nga 193 vendet e OKB-së të ketë të drejtë të barabartë vote dhe për miratimin e rezolutës kërkohet një shumicë e thjeshtë ose 97 vota.

Cilat janë shanset që ajo të miratohet?

Iniciativa për miratimin e rezolutës është iniciuar nga Gjermania dhe Ruanda, dhe shanset për miratimin e saj janë të mëdha sepse ndërkohë teksti është sponsorizuar nga rreth 40 vende të tjera, duke përfshirë të gjitha ish-republikat jugosllave, përveç Serbisë dhe Malit të Zi. Edhe pse nuk është bashkësponsorizuese, Mali i Zi tha se do të votojë pro rezolutës sepse dëshiron marrëdhënie të mira me vendet e rajonit, por edhe sepse është angazhuar të udhëheqë një politikë pro-evropiane.

Kush e kundërshton atë?

Kundërshtuesit më të mëdhenj të rezolutës janë Serbia, Rusia dhe Koreja e Veriut. Një duzinë vendesh pritet të votojnë kundër rezolutës, ndërsa disa dhjetëra anëtarë të OKB-së do të abstenojnë për shkak të ofensivës propagandistike serbe, veçanërisht në mesin e vendeve të painkuadruara.

Pse ka reaguar Millorad Dodiku?

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik pretendon se miratimi i rezolutës do të shkaktonte dëme të pariparueshme dhe do të nënkuptonte fundin e Bosnjës e Hercegovinës. Ai kërcënon se Republika Serbe, ku ndodhet Srebrenica, do të ndahet nga Bosnja nëse rezoluta miratohet. Me deklaratat e tij Dodik e bën të qartë se nuk është larguar nga retorika luftënxitëse e viteve 1990 dhe kërcënimet për shkëputje.

Cilat janë pasojat e miratimit të rezolutës?

Rezoluta nuk është e drejtuar kundër asnjë vendi apo kombi dhe, siç pretendojnë Vuçiq dhe Dodik, nuk do të imponojë përgjegjësi kolektive mbi popullin serb. Rezoluta nuk do të ndryshojë asgjë në bazë ligjore, e vetmja gjë që do të ndryshojë është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Srebrenicës dhe do të kërkojë nga anëtarët e OKB-së, organizatat ndërkombëtare dhe rajonale e shoqëria civile që ta shënojnë këtë si Ditë Ndërkombëtare.

Por, megjithatë është fakt i ditur se krimet në Srebrenicë i kanë bërë kriminelët ultra-nacionalistë serbë me nxitjen e shërbëtorëve të kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq, ku një nga ta ishte edhe vet Aleksandar Vuçiqi, i cili atëbotë ka deklaruar se “për një serbë të vrarë, do të vriten 100 myslimanë”.