Rusia dhe Kina kanë qëndrim ‘të ngjashëm’ për konfliktin në Ukrainë, thotë Kremlini - Gazeta Express
string(80) "rusia-dhe-kina-kane-qendrim-te-ngjashem-per-konfliktin-ne-ukraine-thote-kremlini"

Rusia dhe Kina kanë qëndrim ‘të ngjashëm’ për konfliktin në Ukrainë, thotë Kremlini

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 10:50

Moska dhe Pekini janë në të njëjtën faqe për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, si dhe me Shtetet e Bashkuara, sipas Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Në një deklaratë për shtyp, ministria theksoi lidhjet e ngushta të dy vendeve, pas bisedimeve midis kryediplomatit rus Sergei Lavrov dhe homologut të tij kinez Wang Yi.

Lexo Edhe:

Dyshja diskutuan në detaje situatën aktuale në Ukrainë, duke vënë në dukje kotësinë e përpjekjeve për të zgjidhur krizën pa marrë parasysh interesat e Rusisë, raporton Euronews, transmeton Klankosova.

Ata gjithashtu nënvizuan pikëpamjet e tyre “të ngjashme” mbi veprimet e ShBA-së në skenën ndërkombëtare, duke përfshirë ato të një natyre anti-ruse dhe anti-kineze.

Ndërsa, Kina publikoi një plan paqeje prej 12 pikash i cili u refuzua kategorikisht nga Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë, dhe duke shpjeguar planin, Wang i tha ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov se rezoluta e Kinës “merr parasysh shqetësimet e sigurisë të të gjitha palëve dhe është e favorshme për eliminimin e rrënjëve të konfliktit”.