Rusia dështon në prodhimin e aeroplanëve luftarak të gjeneratës së pestë SU-57 - Gazeta Express
string(78) "rusia-deshton-ne-prodhimin-e-aeroplaneve-luftarak-te-gjenerates-se-peste-su-57"

Rusia dështon në prodhimin e aeroplanëve luftarak të gjeneratës së pestë SU-57

Gazeta Express

02/07/2020 13:27

Portali ushtarak Avia.pro, njofton se ka dështuar furnizimi i Forcave Ajrore ruse me aeroplanë të gjeneratës së pestë SU-57.

Vitin e kaluar drejtues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë ruse, kishin deklaruar se që nga fillimi i vitit 2020, këto Forca në përbërjen e tyre do të kenë aeroplanë luftarak të gjeneratës së pestë Sukhoi SU-57.

Lexo Edhe:

Kompania shtetërore ruse “Korporata e Bashkuar e Aeroplanëve”, që prodhon aeroplanët luftarak Sukhoi ende nuk ka filluar me prodhimin serik të SU-57. Problemet e kompanisë kishin filluar vitin e kaluar, ku për shkak të problemeve teknike kishin ndodhur disa rrëzime të aeroplanëve testues, çka ka ndikuar në shtyrjen e prodhimit serik.

Ekspertet ushtarak që përcjellin zhvillimet në industrinë ushtarake, thonë se Rusia gjatë këtij viti nuk do të mundë të filloj me prodhimin serik të SU-57, çka do të ndikoj në shtyrjen e modernizimit të Forcave Ajrore ruse.

Pos problem teknike, industria ushtarake ruse përballet edhe me problem të mëdha ekonomike, që shkaktohen nga humbjet e mëdha që i ka kjo industri. Si pasoj e humbjeve gjatë procesit të prodhimit, Industrisë ushtarake ruse është e zhytur në borxhe të mëdha, si ndaj institucioneve shtetërore ashtu edhe ndaj atyre bankare.

Borxhi i industrisë ushtarake ruse edhe përkundër financimeve që i kishte marrë nga Qeveria dhe nga shitja e armëve jashtë Rusisë, në fund të vitit 2019 ishte mbi miliardë dollarë