Rusia dërgon luftanije në Detin e Zi, e tregon qëllimin - Gazeta Express
string(54) "rusia-dergon-luftanije-ne-detin-e-zi-e-tregon-qellimin"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 13:34

Rusia dërgon luftanije në Detin e Zi, e tregon qëllimin

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 13:34

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të enjten se do të dërgojë mbi dhjetë anije nga Deti Kaspik në Detin e Zi për të marrë pjesë në ushtrime.

Shtetet perëndimore dhe Ukraina janë shprehur të shqetësuara rreth grumbullimit të trupave ruse afër kufirit me Ukrainën. Moska ka thënë se forcat e saj do të qëndrojnë në zonë për aq gjatë se i duket e arsyeshme dhe se ato nuk paraqesin asnjë kërcënim.

Lexo Edhe:

Të martën, Rusia tha se do të fillojë një inspektim të planifikuar të gatishmërisë për luftë. Pjesë e këtij inspektimi do të jenë mbi 4.000 ushtrime këtë muaj, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Flota ruse në Detin e Zi e ka bazën në Krime, të cilën Rusia e aneksoi me forcë nga Ukraina në vitin 2014. Ukraina synon që ta kthejë sovranitetin në këtë gadishull.

Gazeta Express ditë më parë raportoi për grumbullimin e trupave ruse afër Ukrainës dhe për reagimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, rreth këtij veprimi të Kremlinit.