Rusia dënon përshkallëzimin Izrael-Iran, Kina ofron ndihmë për uljen e tensioneve - Gazeta Express
string(80) "rusia-denon-pershkallezimin-izrael-iran-kina-ofron-ndihme-per-uljen-e-tensioneve"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 11:02

Rusia dënon përshkallëzimin Izrael-Iran, Kina ofron ndihmë për uljen e tensioneve

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 11:02

Pas sulmit izraelit ndaj Iranit, Rusia dhe Kina kanë reaguar me shqetësim, duke kërkuar ndaljen e përplasjes që po trondit rajonin.

Reuters raporton se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar për agjencinë ruse Interfax se Rusia e dënon ashpër rritjen e tensioneve dhe se presidenti Vladimir Putin po informohet në kohë reale nga ministria e Mbrojtjes, ajo e Punëve të Jashtme dhe shërbimet e inteligjencës për zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Nga ana tjetër, Kina ka bërë thirrje për përmbajtje duke theksuar gatishmërinë për të ndihmuar në qetësimin e situatës.

 “Kina po ndjek nga afër sulmet e Izraelit ndaj Iranit dhe bën thirrje për veprime që ndihmojnë paqen dhe stabilitetin rajonal,” është shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian.

Ai ka shtuar se Kina është thellësisht e shqetësuar për pasojat e rënda që mund të sjellin këto operacione ushtarake dhe është e gatshme të luajë një rol konstruktiv për të ulur tensionet.