Rusia dënon edhe bashkëpunëtoren e Navalnyt - Gazeta Express
string(43) "rusia-denon-edhe-bashkepunetoren-e-navalnyt"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 16:17

Rusia dënon edhe bashkëpunëtoren e Navalnyt

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 16:17

Lyubov Sobol, një aleate e ngushtë e opozitarit rus, Alexei Navalny u dënua me një vit punë në dobi të komunitetit.

Ajo këtë informacion e dha përmes rrjeteve sociale teksa shihet edhe në një fotografi pranë policisë ruse.

Lexo Edhe:

“Vendimi në çështjen time penale në lidhje me një përpjekje për të biseduar me helmuesin e Navalnyt, Konstantin Kudryavtsev fajtore, punë korrektuese për 1 vit. Ndërkohë, çështja për vrasjen e mbetur në tentativë të Navalnyt ende nuk është iniciuar”, tha Sobol.

Gjyqi kundër Sobolit vjen në kushte të shtypjes kundër aleatëve dhe mbështetësve të Navalnyt, të cilët organizuan disa tubime për të protestuar arrestimin e tij në fillim të këtij viti.