Rusia nisi sulme të rënda ajrore mbi Ukrainën të enjten përpara një konference në Romë, në të cilën Kievi fitoi miliarda dollarë në premtime ndihme, dhe bisedimeve SHBA-Rusi, në të cilat Uashingtoni shprehu zhgënjim ndaj Moskës për luftën.
Dy persona u vranë, 23 u plagosën dhe pati dëme në pothuajse çdo pjesë të Kievit nga sulmet me raketa dhe dronë në kryeqytet dhe pjesë të tjera të Ukrainës.
Duke iu drejtuar konferencës së Romës mbi rindërtimin e Ukrainës pas më shumë se tre vitesh lufte, Presidenti Volodymyr Zelenskiy u bëri thirrje aleatëve të përdorin “më aktivisht” asetet ruse për rindërtim dhe bëri thirrje për armë, prodhim të përbashkët mbrojtës dhe investime, ka raportuar Reuters, transmeton Gazeta Express.