Rusia bombardon edhe një ndërtesë të BE-së në Kiev - Gazeta Express
string(50) "rusia-bombardon-edhe-nje-ndertese-te-be-se-ne-kiev"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 9:47

Rusia bombardon edhe një ndërtesë të BE-së në Kiev

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 9:47

Gjatë bombardimeve ruse ndaj Kievit mbrëmë, është goditur edhe një ndërtesë e përfaqësisë së BE-së në Ukrainë.

Këtë e bëri të ditur presidenti i Këshillit të BE-së, António Costa, të enjten në një reagim revoltues, transmeton klankosova.

”I tmerruar nga një tjetër natë sulmesh vdekjeprurëse me raketa ruse ndaj Ukrainës.

Mendimet e mia janë me viktimat ukrainase dhe gjithashtu me stafin e @EUDelegationUA, ndërtesa e të cilëve u dëmtua nga ky sulm i qëllimshëm rus.

BE-ja nuk do të frikësohet. Agresioni i Rusisë vetëm sa e forcon vendosmërinë tonë për të qëndruar krah Ukrainës dhe popullit të saj”.