Një episod i rrezikshëm është filmuar në Republikën e Dagestanit në Rusi, ku një shofer kamioni refuzon t’ia hapë derën një polici rrugor, duke vijuar të lëvizë me mjetin e tij, ndërsa zyrtari qëndron i varur në derë.
Pamjet dramatike tregojnë momentet kur zyrtari policor përpiqet ta ndalojë mjetin dhe të ndërhyjë, por shoferi nuk ndalet, duke vënë në rrezik jetën e tij.
Pamjet kanë bërë xhiron në rrjetet sociale, duke u bërë virale.